Deputeti i NISMA pranon: Nuk do të votoj për Qeverinë Hoti!

HomePolitike

Deputeti i NISMA pranon: Nuk do të votoj për Qeverinë Hoti!

Në një lidhje direkte për televizionin „Dukagjini“ në emisionin “Debat Plus”, deputeti i partisë NISMA, Haxhi Shala tha se nuk do të votojë pro krijimit të Qeverisë Hoti.

Ai e arsyetoi këtë vendim duke thënë se kur janë vendosur nënshkrimet për formimin e qeverisë së re nuk janë konsultuar me të.

“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie [Qeverisë Hoti]”, tha ai.

I pyetur nëse ka të bëjë vota e tij me “çështje pazaresh”, Shala thotë se kjo nuk qëndron por shton se nesër do t’i bëjë të ditura të gjitha arsyet e vendimit të tij.

“Nuk është çështje e pazarit tim personal, por është çështje e parimeve që lidhet me NISMA-n”, deklaroi ndër të tjera Haxhi Shala.
g

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0