Deputeti i AAK-së: Nevojiten 800 milionë euro për stabilizimin e ekonomisë

HomeEkonomi

Deputeti i AAK-së: Nevojiten 800 milionë euro për stabilizimin e ekonomisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka propozuar një pako të fuqishme financiare për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga izolimi për shkak të pandemisë Covid-19.Abrashi, i cili është po ashtu edhe biznesmen i njohur, ka thënë se të gjitha parashikimet tregojnë se pasojat ekonomike do të jenë të rënda kudo në boë, prandaj sipas tij duhet të veprohet sa më parë.Ai ka thënë se Kosovës i duhen rreth 800 milionë euro për ta stabilizuar tregun në vend.

“Teoritë e ndryshme të shpërfaqura në media për kthimin e fuqishëm të virusit në vjeshtë, projeksionet e ndryshme për rënien ekonomike që do të pësojmë dhe reagimi i vonuar dhe i pamjaftueshëm me pakon emergjente ka ngritur ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët. Kjo do të reflektohet në sjelljen e tyre si konsumator, në hezitimin e tyre për të shpenzuar, investuar, e që edhe më shumë do ta rëndoj situatën ekonomike duke zvogëluar kërkesën agregate, qarkullimin e parasë, falimentimin e bizneseve dhe shtimin e numrit te papunëve në vend”, ka shkruar Abrashi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0