Deputeti i AAK-së: Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin e FSK-së

HomePolitike

Deputeti i AAK-së: Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin e FSK-së

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve UÇK-së nuk kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.

Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Lajmi.
Postimi i tij:

E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë.

Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri.

Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët.

Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve.

Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0