Deputetët, punë pak e paga shumë – ja sa përfituan gjatë pandemisë

HomeAktualitet

Deputetët, punë pak e paga shumë – ja sa përfituan gjatë pandemisë

Plot 775 mijë e 864 euro kanë marrë paga dhe kompensime deputetët e Kuvendit të Kosovës për muajt mars dhe prill të këtij viti, ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës.

Këto paga, deputetët i kanë marrë në kohën sa Kosova ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit të ri.
Pavarësisht se institucionet u sfiduan nga kriza e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit dhe vendosja e kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve, të cilat patën efekt negativ në ekonomi, të gjithë deputetët i morën të plota pagat për muajt mars dhe prill.

Asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka hequr dorë nga paga shkaku i pandemisë, konfirmon Kuvendi i Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është 1,547 euro, duke përjashtuar kompensimet që ata marrin për pjesëmarrje në seanca, si dhe komisione parlamentare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0