Deputetët përplasen për privatizimet dhe shpronësimet: “Dikush e ka mizën pas veshi”

HomePolitike

Deputetët përplasen për privatizimet dhe shpronësimet: “Dikush e ka mizën pas veshi”

Debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, për privatizimet që janë bërë ndër vite si dhe shpronësimet.

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që bashkë me procesin e privatizimit të hetohet edhe procesi i shpronësimit.

Ai tha se në vend ka ndodhur privatizim qesharak.

Kurse deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, tha se është pro që të hetohet edhe procesi i shpronësimit, për çka e jep nënshkrimin e tij për inicimin e kësaj çështje, por se shpronësimi duhet bërë ndaras me privatizimin.

“Çështja e shpronësimit duhet të jetë e veçantë”, tha Hoxha, shkruan GazetaLajmi.
Doruntina Maloku nga LDK duke u ndërlidhur me debatin “pro et contra” të deputetëve të PDK-së e VV-së, tha se dikush po duket se e ka “mizën pas veshi”.

Ndaj kësaj reagoi deputeti Hoxha i PDK-së, i cili i kërkoi deputetes Maloku të tregoi se kush e “mizën pas veshi”.

“Mos akuzo, trego kush e ka ‘mizën pas veshi’”, tha ai, shkruan GazetaLajmi.

Atij ju kundërpërgjigj deputetja Maloku duke i thënë se debati mes tyre bëri që ajo të thotë diç të tillë, pasi njëra palë po thotë të hetoheb bashkë privatizimet dhe shpronësimet, kurse tjetra jo.

Edhe Gazmend Bytyqi nga PDK u përfshi në debat me ç’rast kërkoi nga anëtarët e komisionit të mos bëhen akuza.

“S’është mirë me u lëshu në debat se kush e ka mizën pas veshi, e kush mizën para veshi”, tha ai.

Kurse deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pyeti se kush janë shpronësimet, a po synohet të hetohet një njeri apo qeveria?

“A veç jem ka bëjmë debat sa për me thënë diçka apo? Çka janë shpronësimet, kush o njeri, burri i fortë? Qysh po duam me hetu një qeveri, a çka?”, tha Berisha.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0