Dënohen me 4 milionë euro gjobë 14 kompani të naftës për kurdisje të çmimit

HomeAktualitet

Dënohen me 4 milionë euro gjobë 14 kompani të naftës për kurdisje të çmimit

4 milionë euro është shuma e dënimeve që Autoriteti i Konkurrencës ua ka shqiptuar 14 kompanive të naftës të cilat kishin manipuluar çmimet.

Media marrë vesh nga burime të saj se është vërtetuar se kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrregulluar konkurrencën tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Në nëntorin e kaluar AKK-ja kishte gjetur fakte se shkaku i kurdisjes së çmimit të naftës, fitimi i kompanive ishte rritur deri në 124 për qind. Dyshimet e Autoritetit se kompanitë e naftës janë marrë vesh paraprakisht për rritjen e çmimit të naftës, këtë javë kanë marrë epilog nga komisioni i ngritur për këtë çështje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0