Del para Gjykatës Speciale Nasim Haradinaj

HomeAktualitet

Del para Gjykatës Speciale Nasim Haradinaj

Ka bërë paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakm arrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Gjykata Speciale.

Ndryshe një ditë më parë, saktësisht të hënën doli për herë të parë, para trupit gjykuese Salih Mustafa, i cili përvec që deklaroi të dhënat e tij, emrin, mbiemrin dhe datëlindjen nuk u deklarua në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij në lidhje me akuzat e ngritura nga kjo gjykatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0