Del autopsia e vdekjes së George Floyd, fundoset polici

HomeRajoni

Del autopsia e vdekjes së George Floyd, fundoset polici

Jeta e George Floyd u ndal nga asfikësia. Këtë ka treguar autopsia në trupin e viktimës 43-vjeçar, që ka ndezur demostrata të dhunshmë në SHBA.
Me këtë raport mjekësor vërtetohet se shkak i vdekjes ishte gjuri i vendosur nga oficeri i poplicisë, Derek Chauvin, në fytin e Floyd.
“Një presion i vazhdueshëm në anën e djathtë të arteries karotide të zotit Floyd pengoi rrjedhjen e gjakut në tru dhe pesha në shpinë pengonte aftësinë e tij për të marrë frymë, “tha një avokat për familjen Floyd në një deklaratë të hënën, pasi u publikua raporti i autopsisë.


“Ekzaminuesit e pavarur zbuluan se pesha në shpinë, prangat dhe pozicionimi ishin faktorë kontribues sepse dëmtuan aftësinë e diafragmës së. Floyd për të funksionuar,” vazhdoi ai.
Me këto fakte të vërtetuara, oficeri Chauvin bëhet vrasës i Floyd, për këtë do të ketë një dënim nga gjykata. Shpresa e tij e fundit, ishte që raporti i autopsisë të tregonte se shkak i vdkejes mund të kishin qenë faktorë të tjerë shëndetësor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0