Deklarohet Mustafa: Rrenë e madhe se ka klane përbrenda LDK-së

HomeAktualitet

Deklarohet Mustafa: Rrenë e madhe se ka klane përbrenda LDK-së

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së partisë.

Mustafa ka thënë se ka thirrur në takim kryetarët e degëve për të diskutuar për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Tutje, Mustafa ka thënë se pret nga kryetarët e degëve të organizohen dhe gjithçka të shkojë mirë.
Ai ka mohuar se sot është diskutuar për kandidatura të mundshme, pasi sipas tij ato duhet të diskutohen në Kuvend.

“Diskutimi ka qenë lidhur me përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së. Nga degët është kërkuar që ata të organizohen dhe Kuvendi të shkojë si duhet e ta përmbyllim këtë çështje.

Nuk kemi diskutuar për emrat e kandidatëve sepse nuk ka qenë ky qëllimi. Unë si kryetar jam i interesuar të mbahet një Kuvend i rregullt dhe kryetari të zgjidhet në mënyrë të rregullt. Nuk ka kandidatura zyrtare, ato ipen në Kuvend edhe pse ka pas disa raportime në media”, u shpreh ndër të tjera Mustafa.
Mustafa tutje mohoi se ka klane përbrenda LDK-së, derisa tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë për aq sa është në krye të LDK-së.

“Ka pasë rrenë të mëdha për klane. Unë qe 10 vjet jam në krye të LDK-së dhe unë i kam trajtuar të gjithë njejtë. Këto janë të pavërteta dhe nuk i shërbejnë LDK-së. Preferenca ime është që në krye të LDK-së të vijë një njeri që i mbron vlerat e LDK-së”, tha Mustafa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0