Deklarata nervoze e Vulinit zbuloi aleatët e Beogradit që rrëzuan Qeverinë Kurti

HomePolitike

Deklarata nervoze e Vulinit zbuloi aleatët e Beogradit që rrëzuan Qeverinë Kurti

Republika e Kosovës vazhdon të jetë në një rrugë qorre, kjo për shkak të situatës politike që e ka kapluar vendin. Për të mos mjaftonte situata me pendimin në vend, politikanët i shkaktuan dëme Kosovës edhe me rrëzimin e Qeverisë, ku kjo çoi vendin në drejtë një krize të thellë politike.

Pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 6 tetor te vitit të kaluar, ish partneri i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës morri mandatarin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ta krijoj qeverinë e re të Kosovës.

Por, këtë vendim e kundërshtoi Lëvizja Vetëvendosje, ku e dërgoi në Gjykatën Kushtetues, ndërkaq, kjo gjykatë e pezulloi dekretin e Thaçit deri me 23 maj.

Tashmë, kjo datë është çështje ditësh, ndërkaq në pritje të këtij vendimit të kësaj Gjykate është paralajmëruar edhe protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkaq, ekspertët shprehen se muaji maj dhe ai qershor do të jenë vendimtarë për Kosovës, si dhe shprehen se vendimi më i mirë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte shpallja e zgjedhjeve.

Bytyçi: Thaçi mori përsipër organizimin për rrëzimin e Kurtit

Profesori Enver Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është shprehur se maji dhe qershor do të jetë vendimtarë për Kosovën.

“Për Kosovën e madje për rajonin ky muaj dhe qershori do të jenë deçizivë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës do t’i japë përgjigje dilemës nëse rrëzimi i qeverisë më 25 mars ishte një kurth politik, apo një akt ligjor e kushtetues. Kam ndjekur këto zhvillime dhe mua më rezulton se kemi tashmë një barrikadë lufte midis Hashim Thaçit nga njëra anë dhe Albin Kurtit nga ana tjetër. Ky i fundit është shkarkuar me mocion dhe quhet tashmë si kryeministër në detyrë. Ndonëse kryeministri i Shqipërisë nuk e njeh as si të tillë. Hashim Thaçi mori përsipër organizimin e skemës jo vetëm për shkarkimin e Kurtit, por edhe për të sjellë në pushtet partnerin e Kurtit në qeverisje, Lidhjen Demokratike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se është bërë e ditur se aleatët e Beogradit për shkak të kufijve u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë e koalicionit VV.

Vulin nxori të palarat!

“Për qëllimin e Thaçit është folur. Por ministri serb i Mbrojtjes, Vulin, nxori në shesh plotësisht atë se çfarë fshihet pas këtij komploti. Vulin ishte shumë i nervozuar me presidentin e Maqedonisë, zotin Pendarovski, pse ky i fundit është shprehur kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Madje i kërcënohet, duke i thënë se “Për këtë nuk do t’ju pyesim ju në Maqedoni, por pyesim vetëm Prishtinën”! Ishte kjo deklaratë nervoze e Aleksandër Vulin, e cila na bën me dije se në Prishtinë aleatët e Beogradit për shkak të kufijve u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë e koalicionit VV-LDK. Prandaj dhe situata është shumë e ndërlikuar dhe e tensionuar. Kurti kërkon zgjedhje të reja me qëllim që qeverisjen në Kosovë ta vendosë sovrani. Thaçi në të gjitha intervistat e fundit i përmbahet suksesit të tij politik për rrëzimin e qeverisë si kusht për një vendimmarrje nga Kushtetuesja në favor të dekretit të tij. I vetmi “argument” që Thaçi përdor ka të bëjë me atë se “dy të tretat e parlamentit ka votuar rrëzimin e qeverisë, ndërkohë që ajo u zgjodh me 63 vota”! Por ky nuk është argument juridik. Është produkt i konspiracionit kundër territorit të Kosovës, konspiracion që e udhëheq vetë presidenti i vendit”, ka deklaruar Bytyçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0