Deklarata e fortë e ministrit Wang Yi: Kina dhe SHBA në prag të luf tës

HomeAktualitet

Deklarata e fortë e ministrit Wang Yi: Kina dhe SHBA në prag të luf tës

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në prag të një “lu fte të re të ftohtë”, paralajmëroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe shprehu keqardhje për tensionet e rinovuara me Uashingtonin për shkak të pandemisë koronavirus.Rastet e para të virusit të ri të koronës u raportuan në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, dhe që prej asaj kohe virusi është përhapur në të gjithë planetin dhe rreth 340,000 njerëz kanë vde kur.Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka akuzuar rregullisht autoritetet kineze për vonesë në transmetimin e të dhënave thelbësore për seriozitetin e virusit, përhapja e të cilave, sipas tij, mund të ishte ndalur.

“Përveç shkatërrimit të shkaktuar nga virusi i ri i koronës, virusi politik po përhapet në Shtetet e Bashkuara. Ai virus politik përdor çdo mundësi për të sul muar dhe shpifur Kinën,” tha kreu i diplomacisë kineze para mediave, pa e përmendur emrin e presidentit amerikan.Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë qenë të larta për dy vjetët e fundit për shkak të luf tës tregtare të nisur nga Trump, në të cilën të dy vendet vendosin tarifa shtesë për mallrat e importuara, gjë që prek rëndë tregtinë ndërkombëtare.
Pandemia ka ngritur tensione midis dy fuqive botërore në lartësi të reja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0