Debati në Bundestag “dridh” Serbinë

HomePolitike

Debati në Bundestag “dridh” Serbinë

Ditë më parë në Bundestagun gjerman pati një debat rreth vazhdimit të pranisë ushtarake gjermane në Kosovë përkatësisht në KFOR, ku varësisht nga subjekti pati qëndrime pro e kundër kësaj pranie dhe Kosovës, pati kritika ndaj Merkel dhe zëra që mbështesnin qëndrimin amerikan, por edhe mbështetës të Angela Merkel që mban qëndrim të fortë për mos mbështetje te ndryshimit të kufijve, shkruan “Alo”
Siç dihet Merkel që ka qëndrim të fortë rreth Kosovës së shpejti ik nga funksioni dhe mediat serbe edhe analistët e shohin si shpresë të ndryshimit te qëndrimit gjerman mbase edhe evropian rreth Kosovës.
Kritika Merkelit

Shqyrtimi në Bundestag i zgjatjes së mandatit të ushtarëve gjerman në misionin e KFOR-it u shndërrua në kritikë ndaj kancelares gjermane Merkel dhe qëndrimit të saj ndaj ndryshimit të kufijve. Opozita përkujton se Gjermania mori pjesë në luftën e Kosovës dhe KFOR-i përbëhet nga forca që dikur luftuan në anën e Prishtinës dhe UÇK-së, shkruan “Alo”.
Ajo shtron pyetjen bazuar në qëndrimet e deputetëve opozita nëse Gjermania po ndryshon qasjen ndaj Kosovës.

Këtë temë e pati deputeti i Alternativës për Gjermani (AfD) Anton Frizen që theksoi se qeveria do duhej të mbështeste idenë për shkëmbimin e territoreve. Këtij qëndrimi iu bashkua edhe deputeti i së majtes “Di Linke“ Aleksander Noj duke shtuar se ideja e shkëmbimit të territoreve mbështetet edhe nga ShBA dhe disa vende evropiane.

Opozita gjermanne dëshiron zgjidhjen e Trampit për Kosovë

Analisti i politikës së jashtme Slobodan Zeçeviç për “Sputnjik” ka thënë se ndryshimi i kursit të Gjermanisë rreth çështjes së Kosovës do ndryshonte edhe qëndrimin e BE-së. Ai përkujton se për dallim nga Gjermania, Franca nuk ishte aq strate në këtë çështje, nuk ka mbështetur hapur ndryshimin e kufijve por gjithnjë ishte për zgjidhje alternative.

„Problemi është se në parlamentin gjerman udhëheq koalicioni CDU-CSU që është dominues së bashku me partinë social-demokrate që drejtojnë Gjermaninë. Alternativa për Gjermani është partia e tretë për ka fuqia në Bundestag, ndërsa “Di Linke“ e pesta. Aktualisht AFD ka dinamikë të mirë zgjedhore në zgjedhje lokale dhe mund të kalojnë demokristiantë në disa krahina gjermane me vota. Kjo është interesant për ne se mund të sjell ndryshim të politikës gjerman ndaj Kosovës,“ mendon Zeçeviç.
Ajo tërheq vërejtjen se Merkel që ka qëndrim të fortë për Kosovën shpejt ik nga funksioni dhe ende nuk dihet kush do mund të e trashëgoj dhe nëse ai që vjen është i disponuar për ndryshim të kursit.
Për Zeçeviç nuk është i habitshëm qëndrimi AFD sepse ajo është më afër të djathtës sikur partia e Marin Le Pen në Francë dhe deri diku e Boris Xhonson kryeministri britanik që janë në një linjë me Tramp.

Rasti për pozicion më të fuqishëm të Serbisë

Zoran Milivojeviç diplomat në pension thotë se debati i fundit në Gjermani tregon se ka ardhur deri tek shqyrtimi global i qëndrimit për Kosovën.
Është e qartë se mossuksesi i projektit të Kosovës tregon se pas ndryshimti të opinionit nga ShBA po ndryshon edhe në Evropë. Kjo tregon se sa është problematike kjo Kosovë për ata që e krijuan. Tash në skenën politike edhe parlamentin gjerman kemi aktorë të rinj edhe forca që kritikojnë sjelljen gjermane në lidhje me Kosovën dhe kërkojnë të rishqyrtohet ajo “ thotë Milivojeviç.

Kjo ngjarje në Bundetsag është me rëndësi për Serbinë sepse vendi udhëheqës që mban qëndrimin e fortë rreth Kosovës se nuk ka ndryshime dhe kërkon nga Serbia pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ndryshimi i klimës politike vlerëson ao krijon mundësi që pozita e Serbisë të jetimë e fuqishme se deri tash.

Kjo gjithsesi do ketë ndikim në politikën e Gjermanisë, por jo derisa ky koalicion dhe mergel drejtojnë Gjermaninë. Gjermani do marrë kryesimin e BE-së dhe përfundon mandati i kancelares Merkel dhe ajo do përpiqet që të verifikoj politikën e saj në këtë periudhë. Çfarë mund ndodhë pastaj do të shohim” tha ai.

Nenad Radiçeviç korrespodent i RTS nga Gjermania thotë se në këtë shtet ka kohë që të majtët dhe të djathtët kërkojnë ndryshimin e politikës gjermane ndaj Kosovës

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0