Debati i ashpër i Sylës me mërgimtarin që i beson lajmeve të rrejshme: A je diasporë a gërrnaq?

HomeAktualitet

Debati i ashpër i Sylës me mërgimtarin që i beson lajmeve të rrejshme: A je diasporë a gërrnaq?

Një mërgimtar i quajtur Blerim Gashi, e ka quajtur inskenim rrahjen e gazetarit Valon Syla, duke e quajtur këtë të fundit komedian, shkruan Gazeta Metro.

Gazetari Valon Syla është përballuar me një qytetar nga diaspora, i cili u beson lajmeve të rreme dhe jo pamjeve të bëra publike në media të ndryshme.

Mërgimtari me emrin Blerim Gashi kishte kërkuar që Valon Syla të shpallet person “non grata”. Derisa në një lidhje të drejtpërdrejt në Debat Plus, Gashi thotë se skena e rr ahjes së Valon Sylës mund të jetë inskenuar.

“Kjo mund të jetë pjesë e lojës së Valonit. Ky është komedian i mirë, i nevojitet për llajk”, i thotë Gashi.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i Sylës duke e pyetur atë se a është diasporë a gërrnaq.

“Dmth na po rrejmë këtu. A je diasporë apo gërrnaq?”, i thotë Valon Syla-Gashit.

Syla është su lmuar dje rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla s ulmohet nga një person me g rushte.//gazetametro.net

=

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0