Dasmën në Ferizaj nuk arrin ta ndalë virusi

HomeAktualitet

Dasmën në Ferizaj nuk arrin ta ndalë virusi

Pavarësisht numrit rekord të rasteve të reja afër 300 me koronavirus, kosovarët nuk binden asesi dhe vazhdojnë dasmat sikur të mos ketë pandemi dhe vazhdojnë jetën normalisht pas kurrfarë distancimi dhe respektim të masave.

Në një video të dërguar në redaksi nga një lexues shihet se si në një dasëm në Ferizaj, janë dhejtra të ftuar dhe nuk ndalet vallja e muzika duke mos respktuar as edhe një masë të qeverisë.

Numri total i rasteve pozitive në vendin tonë është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201.

Autoritetet rikujtojnë se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0