Dasmat nuk ndalen në kryeqytet, policia del në terren sërish

HomeRajoni

Dasmat nuk ndalen në kryeqytet, policia del në terren sërish

Situata e pandemisë Covid-19 në Maqedonin e Veriut ndodhet në momente tepër delikate, teksa janë miratuar disa lehtësira, por rastet e reja dhe numri i vdekjeve mbetet i lartë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Brendshme, që ka pohuar se në Shkup po vijojnë ahengjet dhe dasmat nëpër shtëpi.
Shtrëngimi i masave është në prag të rikthimit nëse shifrat rriten, thonë nga policia. Gjatë fundjavës, burimet tona thonë se dasma dhe ahengje të tjera familjare janë zhvilluar në Saraj dhe Çair.
Zëvendësministri i Brendshëm Agim Nuhiu tha se policia ka detektuar disa parapërgatitje të tjera të dasmave në Shkup. Ai apelon që të mos organizohen dasma apo ahengje të tjera, sepse do të intervenojë policia duke arrestuar, gjobitur dhe duke i vendosur pjesëmarrësit në karantinë kolektiv.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik janë shqetësuese për Shkupin, ku sot rezultuan pozitiv 35 persona.
Në Çair 14 raste të reja, në Studeniçan janë infektuar 5 persona, të gjithë anëtarë të një familje, nga 3 raste në Saraj, Gazi Babë dhe Karposh, nga 2 në Aerodrom dhe Butel si dhe nga 1 në Qendër dhe Kisella Vodë.
Kryetari i Aerodromit Zllatko Marin nuk gjeti kohë të na tregoj mbi masat ndaj kllasterëve në këtë komunë. Por, banorët atje shprehën shqetësimin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0