Dardan Molliqaj: Konjufca ia ka pranuar dhjetëra personave se ka qenë në SHIK, ai shefin e ka në Hagë

HomeAktualitet

Dardan Molliqaj: Konjufca ia ka pranuar dhjetëra personave se ka qenë në SHIK, ai shefin e ka në Hagë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për akuzat që ia kishte bërë Glauk Konjufcës se ky i fundit në të kaluarën ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

Molliqaj ka thënë se u qëndron prapa fjalëve që i ka thënë në 2019-ën për Konjufcën dhe pozitën që ai pretendon se mbante në SHIK.

Madje thotë se Konjufca këtë ua ka thënë edhe dhjetëra personave.
“Fatkeqësisht shefi i tij është në Gjykatën Speciale. Unë i kam thënë të gjitha. Qëndroj bindshëm. Është e qartë. Të gjithë e dijnë, jo veç unë, jo veç Glauku, jo veç Kadriu. E dijnë edhe plot njerëz tjerë pasi që është bërë diskutim publik. Nuk e kam kuptu asnjëherë as mospranimin prej anës së Konjufcës i cili e ka pranu te plot njerëz, pra janë dhjetëra njerëz që ua ka pranu, qoftë edhe gazetarë që janë në Prishtinë që e dijnë këtë çështje që është pranu nga vet zoti Konjufca, dhe as mbështetjen nga vet zoti Veseli për cfarëdo arsye që mund të ketë bërë, qoftë edhe për rregullat e shërbimeve që unë nuk e di se si funksionojnë”, ka thënë Molliqaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0