Dardan Islami publikon emrin, dëshmia e këtij personi kryesor kundër Hashim Thaçit: Boll zor me majtë burg për këtë idiot!

HomeAktualitet

Dardan Islami publikon emrin, dëshmia e këtij personi kryesor kundër Hashim Thaçit: Boll zor me majtë burg për këtë idiot!

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Dardan Islami, thotë se dëshmia e Gjergj Dedajt do të jetë kryesore kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.

Islami i cili ishte edhe ushtarë i UÇK-së, shkruan në Facebook se, deklarata e Dedajt për Qirezin do të jetë dëshmi kryesor kundër Hashim Thaçit.
Ai thotë se, Dedaj e shantazhoi Thaçin dhe UÇK-në duke përfituar poste koti që nuk i meriton.

Ai shton se, Dedaj në Qirez ishte që ta bindin popullsinë që t’i dorëzojnë armët dhe të distancohen nga UÇK-ja duke ju bashkuar kështu krahut paqësor.

Postimi i plotë:

Misioni i Gjergj Dedës me koleg ne Qirez të Drenicës, ishte që ti bindin popullsinë atje qe ti dorëzojnë armët, të distancohen nga UÇK duke ju bashkuar krahut paqësor! Hashim Thaçi dhe çdo komandant tjetër në luftë kishte vepru njësoj me kësi misionaresh!
E ndjera Nekibe Kelmendi nuk foli shumë për këtë rast, as Edita Tahiri dhe të tjerët, përveç Gjergj stokës i cili e shantazhoi Hashimin dhe UÇK, duke përfituar poste koti që nuk i meriton!

Përfundimisht dëshmia e tij duket se do të jetë kryesorja kundër Hashimit, por fati i mirë që Gjergjin ma ka zanë amnezia?!

Boll zor me majtë burg për këtë idiot?

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0