Dardan Islami: Në vendet ku islami politik është përzier, aty kemi parë dështim dhe luftëra civile

HomeUncategorized

Dardan Islami: Në vendet ku islami politik është përzier, aty kemi parë dështim dhe luftëra civile

Dardan Islami, kandidati për deputet nga AAK-ja, ka thënë që partitë politike nuk duhet ta përfshijnë fenë brenda tyre.

“AAK-ja është një parti e hapur; ditën që Joe Biden u zgjodh president i SHBA-së, ishte një shkrim i cili tregon se si Biden e ka kërkuar besën e Ramush Haradinajt për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit”.

“Me qenë shqiptar në përgjithësi duhet me qenë tolerant, duke pasë parasysh që brenda nesh kemi bashkëjetuar edhe me religjione tjera. Më vjen keq që sot në Kosovë, katolikë kemi shumë pak, pasi ata nuk kanë ikur për shkaqe politike, por për shkaqe ekonomike”.

Islami në Edicionin e Analizës ka thënë që kjo nuk është gjë e mirë sipas tij, pasi bota na njeh si një ‘djep i kulturës’.

“Islami politik në Kosovë ka qenë më shumë aktiv, por edhe në vendet tjera kur e kemi parë që islami politik është përzier aty kemi parë dështim dhe luftëra civile”.

Sipas tij, kjo tregon që politika dhe feja duhet të jenë të ndara.

“Mendoj që Kosova nuk do të rehatohet dhe kompletohet pa i akomoduar të katër religjionet si një vend pozicionin e ka ashtu si e ka mes lindjes dhe perëndimit”.

“Mendoj që partitë politike nuk duhet të përfshihen në fe. Ne kemi një sistem tjetër, pasi jemi shtet laik dhe jemi shembull, edhe pse ka qenë influenca e islamit politik që ka ardhë nga Turqia dhe Arabia Saudite, por gjithsesi politika dhe feja janë diçka që nuk duhet përziher kurrë”, ritheksoi ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0