Dalin rezultatet, ja sa përqind efektive është vaksina e AstraZeneca

HomeAktualitet

Dalin rezultatet, ja sa përqind efektive është vaksina e AstraZeneca

Rezultatet e fundit për vaksinën kundër koronavirusit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca tregojnë se është rreth 70% efektive.

Analiza nënvizon se vaksina është, megjithatë, e sigurtë, por pyetja mbetet se sa efektive do të jetë ndaj personave mbi 55-vjeç.
Ekspertët thonë se ka gjasa që kjo vaksinë të aprovohet, pavarësisht disa konfuzioneve në rezultate dhe nivelit të ulët të mbrojtjes që ofron, khrahasuar me dy vaksinat e tjera që janë mbi 90% efektive.

Ata thonë se shkak i konfuzionit është bërë një gabim që çoi në injektimin e vullnetarëve me gjysmën e dozës së vaksinës.

Shkencëtarët thonë se vaksina i mbrojti në 62% të rasteve ata që u injektuan me dy doza të plota si dhe 90% te ata që në fillim morën gjysmë doze dhe më pas dozën e plotë.
Megjithatë grupi i dytë ishte shumë i vogël, me vetëm 2,71 vullnetarë, dhe asnjë prej tyre nuk ishte mbi 55-vjeç.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0