Dalin pamjet / Avionë, helikopterë, anije, tanke; Turqia shkakton “Stuhi në Mesdhe” (VIDEO)

HomePolitike

Dalin pamjet / Avionë, helikopterë, anije, tanke; Turqia shkakton “Stuhi në Mesdhe” (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.

Stërvitja “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”, e cila realizohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, vazhdon me pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Stërvitja zhvillohet në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe do të zgjasë deri në datën 10 shtator 2020 dhe ka për qëllim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet Komandës së Forcave Paqeruajtëse Turke në Qipro dhe Komandës së Forcave të Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), vijon komunikata.

Stërvitja realizohet si stërvitje e kombinuar (e bashkuar), e përbashkët dhe në kushte reale në terren në formën e stërvitjes së su.lmit ajror, operacionit lu.ftarak të kërkim-shpëtimit dhe të stërvitjeve të njëkohshme të forcës së bashkuar operacionale në nivel batalioni me pjesëmarrjen edhe të njësive ajrore, detare dhe tokësore nga Turqia.

Raportohet gjithashtu se në stërvitje përdoren sistemet e ar.mëve dhe muni cion i prodhuar nga Turqia me mundësi vendore dhe kombëtare dhe stërvitja vazhdon me sukses sipas planifikimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0