Dalin fotot e 35-vjeçarit që humbi jetën sot ndërkohë që po punonte në aeroportin e Kukësit

HomeAktualitet

Dalin fotot e 35-vjeçarit që humbi jetën sot ndërkohë që po punonte në aeroportin e Kukësit

Drejtuesi politik i partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha ka publikuar foton e të riut që ndërroi jetë ditën e sotme teksa ishte duke punuar në kantierin e Aeroportit të Kukësit. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ndihet i trishtuar për vd ekjen e ak sidentale të 35-vjeçarit Meriman Gashi, duke e cilësuar këtë humbje për familjen dhe Partinë Demokratike.

Ai i shpreh ngushëllime familjarëve ndërsa shton se shpreson që sa më shpejt të zbardhen rrethanat e aksidentit.

“Ndjehem i trishtuar për vde kjen ak sidentale në aeroportin e Kukësit të 35 vjeçarit Meriman Gashi nga fshati Nangë. Ai la në pikë llim gruan me dy fëmijë të mitur tashmë jetimë, la në pikëllim prindërit dhe vllezër e motra. Me vdekjen e Merimanit Partia Demokratike humbi anëtarin e devotshem.

Familjes Gashi i shpreh ngushellimet e mia, ndërkohë shpresoj që sa më parë të zbardhen rrethanat e ak sidentit”, shkruan Hoxha.

Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e god iti kova e ekskavatorit. Xhaxhai i tij Abdullah Gashi tha për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0