Çun Lajçi u dërgon dhurata ‘komandantëve’ në Hagë

HomeAktualitet

Çun Lajçi u dërgon dhurata ‘komandantëve’ në Hagë

Çun Lajçi u dërgon dhurata ‘komandantëve’ në Hagë: Që ta mbysni kohën

Çun Lajçi ‘godet’ fortë ‘komandantët’: Më përqeshën, tash po shkruaj për kthimin e tyre të dhimbshëm

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi në një postim të tij në Facebook ka shkruar edhe për zyrtarët politikanë që aktualisht janë në Hagë. Në këtë shkrim më titullin ‘Harruet se gjithçka s’blehet edhe falë n’qoftë’, ai thotë se ata dikur më përqeshën, ndërsa tani që nuk më shohin derisa shes librat në rrugë do të shkruaj për kthimin e tyre të dhimbshëm.
Mirëpo ai thotë se do t’ia dërgoj atyre me postë librat e tyre e që më gjasë ia ka kushtuar po atyre.

Postimi i plotë:

Harruet se gjithçka s’blehet edhe falë n’qoftë

Nëse doni ta dini e s’jeni të detyruem ta dini, se çka shkrova n’romani e parë e çka po shkruej në të dytin, po ua them vetëm nji fjalë: Gjithçka e imja duel për fushë!

S’parit ua thashë gojarisht,(kur recitova për luftën e tyne), mos u mbyllni n’lëkurat tueja e n’pallatet e qelqta, se bahet vonë me zbritë shkallëve t’kalbuna, por qeshen me mua. M’thanë na shaj e mos na nem!

Atëherë ma s’fola por shkrova n’librin e dytë “Kopilani”

S’po iu nemi e s’po iu mallkoj, por po iu lus zbritni n’tokë e shikojeni vetën n’sytë e popullit, se nuk jetohet n’re. Gabimet lahen e shpërlahen n’pështymen e rrajës, jo n’shiun e mjegullave. Boll përbitë e boll i plehnuet arat. Ndaluni se kur t’bahet vonë as bora s’iu zbardhë!

Nese doni ta dini e te detyruem s’jeni ta dini, n’rrugët e qyteteve i mësova gjurmët e tyne t’gabueme.

Kur m’panë tue shitë libra m’përqeshen. Tash që s’mund t’me shohin po shkruej për kthimin e tyne t’dhimbshëm.

Thojshin, bota asht e vogël por fyti i madh! Bile ma i madh se deti!

Bahu gurrë për t’qenë i vetës e etjen për t’ia shua atdheut para se t’këputën telat e kangës, i pata shkrua njenit kur donte me marrë pushtetin, por qëlloi veshllapoç e s’mi kuptoi vargjet!

Tash do t’ua dërgoj me postë “Kopilanin” e “Bastardin” e

“Kopilanin” t’atin e t’birin që ta mbysni kohën!

Eh

Harruet se gjithçka s’blehet edhe falë n’qoftë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0