COVID-19, OBSH: Rekord rastesh të reja në botë

HomeAktualitet

COVID-19, OBSH: Rekord rastesh të reja në botë

Rastet e reja me Coronavirus në botë kanë qenë 259.848 në 24 orë.

Është rritja më e madhe në një ditë nga fillimi i pandemisë. Këtë e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke publikuar shifrat në faqen e saj.

Rritjet më të mëdha kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut. Bilanci total i vikt.imave në botë ka shkuar në 7.360, numri më lartë i regjistruar në një ditë që nga 10 maji.

60.207 raste të tjera të reja janë identifikuar në Amerikë në 24 orët e fundit, sipas Johns Hopkins University. Këto raste të reja e çojnë në 3.698.209 numrin total të infektimeve të regjistruara në SHBA nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa kanë qenë 832 vdek.jet në 24 orët e fundit, për një total prej 139.960

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0