Covid-19/ Duke filluar nga nesër ky shtet i BE mbyll të gjitha restorantet, baret dhe shkollat

HomeAktualitet

Covid-19/ Duke filluar nga nesër ky shtet i BE mbyll të gjitha restorantet, baret dhe shkollat

Duke filluar nga dita e nesërme, 14 tetor, Republika Çeke do të shtrëngojë masat kufizuese kundër Covid-19.Gjatë javëve të fundit vendi është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.
Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen. Vetëm javën e kaluar Çekia regjistroi brenda një dite mbi 8.600 të infektuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0