Coronavirusi dhe pirja e duhanit: Çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetit?

HomeAktualitet

Coronavirusi dhe pirja e duhanit: Çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetit?

Duke pasur parasysh që përdorimi i duhanit mendohet të vrasë rreth tetë milionë njerëz çdo vit, një raport që pretendonte se duhanpirësit kishin më pak të ngjarë të kontraktonin coronavirusin, ka nxitur debate javën e kaluar.

Studimi, nga Spitali Pitié-Salpêtrière në Paris, deklaroi se “pirja e duhanit duket të jetë një faktor mbrojtës kundër infeksionit nga SARS-CoV-2” dhe se “nikotina mund të sugjerohet si një agjent i mundshëm parandalues kundër COVID-19 infeksionit”.

Por studimi paralajmëroi gjithashtu se “nikotina është një ilaç abuzimi, përgjegjës për varësi ndaj duhanit” duke shtuar se “pirja e duhanit ka pasoja të rënda patologjike dhe mbetet një rrezik serioz për shëndetin”.

Përkundër kësaj, informacioni i ri ka hedhur dritë prova në lidhje me marrëdhëniet midis pirjes së duhanit dhe COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Atëherë, çfarë thonë ekspertët e shëndetit në botë? A janë duhanpirësit më pak të prirë të preken nga virusi?

Dhe përgjigja është Jo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ata që pinë duhan ka të ngjarë të jenë më të prekshëm ndaj infeksionit.

“Akti i pirjes së duhanit do të thotë që gishtat (dhe ndoshta cigarja e kontaminuar) janë në kontakt me buzët, gjë që rrit mundësinë e transmetimit të virusit nga dora në gojë”, tha OBSH.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0