Coronavirus, kthehen shifrat shqetësuese në Spanjë. Franca po mendon të mbyll kufijtë

HomeAktualitet

Coronavirus, kthehen shifrat shqetësuese në Spanjë. Franca po mendon të mbyll kufijtë

Spanja ka regjistruar 628 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 8 maji i kaluar.

Kjo është e bërë e ditur nga disa media spanjolle, që kanë sinjalizuar se zonat më të prekura janë Aragona dhe Katalonja.

Situata e Spanjës, ku epidemia duket se rimarrë fuqi, shqetëson shumë Francën. Deri në atë pikë sa Parisi po vlerëson idenë e një mbyllje të re të kufijve me Madridin.

Duke parë vatrat e reja në Spanjë, në fakt, kryeministri francez Jean Castex nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

I pyetur në lidhje me situatën në Katalonjë, ai ka nënvizuar se qeveria franceze “po monitoron me shumë kujdes” situatën, “sepse është një argument real që duhet ta diskutojmë edhe me autoritetet spanjolle”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0