Conte për vaksinën anti-Covid-19: Do ta kemi në dhjetor, por…

HomeAktualitet

Conte për vaksinën anti-Covid-19: Do ta kemi në dhjetor, por…

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka komentuar mundësinë për të marrë masa të tjera shtrënguese për të luftuar valën e dytë të Coronavirus-it në Itali:

“Nuk ka një manual për këtë valë të dytë, shifrat janë shqetësuese në të gjithë Europën. Kriteret janë: kujdes maksimal dhe përshtatje. Ne po punojmë për të kuptuar nëse duhet të bëjmë ndërhyrje të tjera”, deklaratat e kryeministrit italian të raportuara nga ANSA.

Numri një i qeverisë italiane është kthyer të flasë edhe për vaksinën e shumëpritur kundër virusit:

“Besojmë se do ta kemi në dhjetor, por duhet kuptuar se do të vijnë disa miliona doza për çdo vend, kështu që duhet të bëjmë një plan shpërndarës në nivel europian për të ndërhyrë tek ata që kanë më shumë nevojë e më pas kategoritë e tjera”.

“Për të parë efektet e vaksinës do të duhet të presim pranverën kur, siç parashikohet, do të vijnë dozat për të gjithë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0