“Çmendet” mjeku serb, helmon kolegët me tortë dhe iu shpon gomat e makinave!

HomeUncategorized

“Çmendet” mjeku serb, helmon kolegët me tortë dhe iu shpon gomat e makinave!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Austri, ku një psikiatër me origjinë serbe ka helmuar kolegët e tij me tortë.

Përpos helmimit, serbi u kishte shpuar kolegëve edhe gomat e makinave.

Mediat austriake shkruajnë:

10 punëtorë hëngrën tortën dhe pothuajse të gjithë kishin simptoma helmimi. 4 prej tyre shfaqën probleme serioze. Në fillim, të gjithë menduam se ishin me Coronavirus, por vetëm pas disa ditësh torta u ngrit si dyshim.

Pas helmimit, njëri prej tyre përfundoi në spital dhe aty nisi hetimi për ngjarjen.

Mjeku i ri ishte arratisur, por nuk zgjati shumë pasi u vu ën prangat e policisë. Serbi është transferuar në paraburgim në Korneuburg.

Dyshimet e para të policisë qëndrojnë tek motivi i hakmarrjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1