Chelsea ofron 120 milionë euro për Cristiano Ronaldon

HomeSport

Chelsea ofron 120 milionë euro për Cristiano Ronaldon

Spekulimet se Ronaldo mund të ndryshojë ambient, sa vijnë e rriten çdo herë e më shumë.Një lajm i papritur ka ardhur në mëngjes nga prestigjiozja spanjolle, “AS”, që raporton se Chelsea ka ofruar 120 milionë euro për Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaLajmi.

Londinezët dëshirojnë që portugezin ta rikthejnë në Premier Ligë, teksa kjo ofertë duket se do ta tundojë ekipin italian.

Kriza ekonomike post-ko0ronaviurs mund të ndikojë që Juven të heqë dorë nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë.
Tani për tani është vetëm një spekulim dhe nuk ka asgjë zyrtare, por shuma prej 120 milionë eurosh mund të shqyrtohet nga “bardhë e zinjtë”, madje duke llogaritur edhe pagën e lartë, atëherë shitja e Ronaldos nuk është edhe larg mendjes.Gjithsesi, shumëçka pritet të varet nga suksesi ose jo i klubit torinez.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0