Challandes ka dy fjalë para ndeshjes me Moldavinë

HomeSport

Challandes ka dy fjalë para ndeshjes me Moldavinë

Kosova nesër do të përballet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të luhet në Parma të Italisë
Kombëtarja e Kosovës llogaritet si favorite për këtë përballje, derisa përzgjedhësi Bernard Challandes ka bërë të ditur se skuadra e tij nesër mbrëma do të hyjë vetëm për fitore,

“Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”, ka thënë Challandes.

“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë.
“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”.
Ndryshe, Kosova pas ndeshjes me Moldavinë do të përballet me Greqinë në Fadil Vokrri më 6 shtator.
Deklarata e plotë e Challandes:

Sa është e vështirë të komponohet ekipi duke pasur parasysh që 7 futbollistë të rëndësishëm do të bëjnë vetëm 1 stërvitje para ndeshjes?

“Nuk është mënyra më e mirë për të zhvilluar një ndeshje të Nations Leagues, me vetëm një stërvitje. Megjithatë unë nuk mund të bëjë asgjë për këtë punë. Duhet të japim më të mirën në këto rrethana. Sa i përket gjendjes fizike të futbollistëve që kanë ardhur sot, për disa futbollistë është fillimi i përgatitjeve. Unë duhet ta studiojë këtë situatë mirë dhe të marr vendim, të mos rrezikojë që futbollistët të pësojnë ndonjë lëndim”

Çka prisni nga ndeshja me Moldavinë?

“Ndaj Moldavisë presim fitore. Për ne është ndeshje e rëndësishme sepse është garuese. Është një test shumë i mirë për ekipin tonë. Të shohim si mund të luajme kundër një ekipi të tillë si Moldavia”

A do të ftohen futbollistë tjerë për ndeshjen ndaj Greqisë duke konsideruar se disa futbollistë të rëndësishëm nuk do të jenë në dispozicion.

“Duhet të ftojmë 1 apo 2 futbollistë. Fillimisht, ideja ishte t’i ftojmë nga U21-shi, por ende nuk e dijmë nëse është e mundur. Duhet të presim që të mbyllet ndeshja dhe të shohim si do të rrjedhin gjërat pastaj do të marrim vendim”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0