Çfarë raportuan zëvendësministrat në 100 ditët e qeverisë Kurti?

HomePolitike

Çfarë raportuan zëvendësministrat në 100 ditët e qeverisë Kurti?

Angazhimin që patën në 100 ditë të qeverisë Kurti ministrat e shpalosen në një mbledhje solemne. Secili nga ta tregoi se cilat ishin ato që i konsiderojnë suksese të dikasereve që udhëheqin.

Por njëjtë nuk vepruan edhe zëdhënësit e këtyre ministrave.

29 zevendësministrat nuk patën mundësi të raportojnë për punën e tyre.
E se kontribuuan në masë të madhe e thotë njëri nga ta.
Edison Jakurti që është zevendës i Rozeta Hajdarit tregon se çka konkretisht ishte angazhuar gjatë kësaj kohe.
Por ky nuk ishte angazhimi i vetëm që kishte.

Përgatitja e tij akademike bëri që Jakurti të bëhej edhe pjesë e ekipit për krijimin e pakos fiskale .

E zëvendësministri i ministrisë së ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe investimeve strategjike thotë se bashkëpunoi me kolegët e tij zëvendësministra në raste të shpeshta.

Ndërkohë ata që merren me punën e administratës dhe qeverisë tregojnë se si duhet të jetë puna e një zëvendësministri.

Sipas Rushitit, numri 29 i zëvendësministrave është i mjaftueshëm që të arrihet menaxhimi i mirë. Qeveria Kurti ka gjithsej 15 ministri e që i bie nga dy zëvendësministra për secilën.

Për punën e zëvendësministrave, përgjigje kanë edhe Qeveria e Kosovës.

“Zëvendësministrat, të cilët janë 29 në total, i raportojnë ministrave respektiv për punën e tyre. Rrjedhimisht, raportet për 100-ditshin të cilët janë dorëzuar nga të gjithë ministrat kanë përfshirë kontributin dhe komentet e zëvendësministrave. Ministritë janë udhëzuar që raportet e punës të publikohen ne faqet e tyre zyrtare. Disa prej tyre tashmë kanë publikuar raportin e tyre, kurse pjesa tjetër pritet që ta bëjë këtë gjë së shpejti”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndryshe ishte në qeveritë e kaluara, kur numri i zëvendësministrave ishte kritikuar pasi konsiderohej si ngarkesë për buxhetin e shtetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1