Çfarë po ndodh? Vaksina e Oksfordit kundër Covid-19, humb jetën vullnetari i testuar

HomeAktualitet

Çfarë po ndodh? Vaksina e Oksfordit kundër Covid-19, humb jetën vullnetari i testuar

Autoriteti I shëndetësisë në Brazil, Anvisa njoftoi se një nga vullnetarët pjesëmarrës në testet klinike të vaksinës kundër Covid 19 së krijuar nga kompania Astra Zeneca dhe Universiteti I Oksfordit ka ndërruar jetë, dhe shtoi se informacionet I kishte marrë nga një hetim I nisur mbi ngjarjen.

Lajmin e përcjell Reuters, I cili citon të njëjtin rregullator të pohojë se pavarësisht kësaj ngjarjeje, testimi vaksinës do të vazhdojë. Detaje të tjera nuk u ofruan, e për këtë citohet konfidencialiteti mjekësor i personave të përfshirë në testime. Universiteti Federal i Sao Paulos, I cili ka ndihmuar në koordinimin e fazës së tretë të provave klinike në vend, tha vetëm se vullnetari ishte braziljan.
Faza e tretë e testimeve të AstraZenecës u ndërpre përkohësisht në fillim të shtatorit pasi njëri prej pjesëmarrësve ne studim në Mbretërinë e Bashkuar, shfaqi probleme në shtyllën kurrizore. Që prej atëherë megjithatë, testimit kanë rinisur edhe në Angli e në Brazil, ndërsa në SHBA, ende jo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0