Çfarë po ndodh në rrugën e Kombit?

HomeAktualitet

Çfarë po ndodh në rrugën e Kombit?

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.

Shkak është bërë fluksi i automjeteve në aksin Morinë- Kukës, ku të shumtit janë pushues nga Kosova që shfrytëzojnë të dielën për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Mësohet se në Urën e Drinit ka më shumë tra fik për shkak të rrezes së ngushtë të rrugës, por ndërkohë trafiku shoqëron gjithë rrugën.

Edhe këtë fundjavë pushuesit nga Kosova nuk janë ndalur as nga COVID-19 dhe as nga paralajmërimi për masa shtrënguese në vendin e tyre, duke iu drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar. Destinacionet më të preferuara për ta janë Durrësi e Shëngjini.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0