Çfarë pasojash mund të sjellë për LDK-në ikja e Vjosa Osmanit, tregon Isa Mustafa

HomeAktualitet

Çfarë pasojash mund të sjellë për LDK-në ikja e Vjosa Osmanit, tregon Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga kjo parti. Në një intervistë për “Ilva Now”, Mustafa theksoi se largimi i Osmanit nga LDK-ja nuk do të zbehë fuqinë elektorale të partisë që ai drejton.
Më tej Mustafa shprehet se ai personalisht nuk do dëshironte që Vjosa Osmani të largohet nga partia.

“Unë mendoj se jo. Fare nuk e zbeh as fuqinë elektorale, as votën e LDK-së. Për mua do të ishte shumë mirë që znj. Osmani të qëndronte në LDK edhe të ndante me ne përgjegjësinë e vendimeve qe ne marrin në LDK, sepse gjithë ne kemi përgjegjësi qe ne marrin dhe këto vendime që marrin nuk janë vendime të lehta, nuk ka qenë vendim i lehtë që ne të prishim koalicioni me VV, sepse kemi investuar shumë në këtë koalicion, gati dy vite unë kam kontaktuar me zotin Kurti”. tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0