Çfarë parasheh marrëveshja për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë?

HomeAktualitet

Çfarë parasheh marrëveshja për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë?

Qeveria e Kosova ka njoftuar se është arritur marrëveshje për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Për këtë marrëveshje ka njoftuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë. Në takimit e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga Ambasadori Italian Nicola Orlando dhe Gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare bypass jashtë Zonës së Mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka thënë se sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

“Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e bypass, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën. Urime Deçan!”, ka shkruar Ramosaj.

Rruga Deçan-Plavë ishte bllokuar nga Manastiri i Deçanit me arsyetimin se po shkelet zona e mbrojtur. /Ballkani.info/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0