Çfarë do t’i thotë Vjosa Osmani nesër Edi Ramës?

HomePolitike

Çfarë do t’i thotë Vjosa Osmani nesër Edi Ramës?

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Shqipëri.

Me nderime të larta shtetërore ajo është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, teksa pas takimit të dy dolën në konferencë për media, shkruan Gazeta Express.

Osmani theksoi se nesër në takim me Ramën do të ri përsëris qëndrimin e saj lidhur me mini-shengenin ballkanik.

Sa i përket mini-shengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur edhe gjatë vitit 2019, të njëjtin ja kam përcjellur kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë muajit nëntor dhe do ta përsërisë të njëjtën gjë edhe nesër”, ka thënë ajo.

Ajo tha se shpresat i kanë pasur që Rama të largohet nga ky projekt, por që sipas saj ndodhi e kundërta.

“Shpresa ka qenë që ne ta bindim Ramën se ky projekt nuk është në të mirë të Kosovës por as të Shqipërisë, por si duket ai e bindi kryeministrin Hoti që të nënshkruaj një marrëveshje që i referohet kësaj marrëveshje”, ka thënë Osmani.

“Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Unë nuk do të merrem me ato që i thotë, sepse ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë, sepse jam shumë e zënë duke u marr me sfidat që janë në institucionet e tona e që shumë prej të cilave janë për faj të tij. Çfarë dua të them është që sa më parë që të mbahen zgjedhjet është më mirë për iniciativën qe e kam marrë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0