Çfarë dihet për vaksinën anti-Covid të Moderna-s? Efikasiteti, ruajtja dhe efektet anësore…

HomeAktualitet

Çfarë dihet për vaksinën anti-Covid të Moderna-s? Efikasiteti, ruajtja dhe efektet anësore…

Vaksina anti COVID-19, e krijuar nga kompania farmaceutike “Moderna”, tashmë është aprovuar në Europë, duke iu bashkuar kështu asaj të Pfizer dhe BioNTech, e cila tashmë administrohet praktikisht në të gjithë kontinentin. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) autorizoi përdorimin e saj të fundit, më vonë edhe Komisioni Europian. Bashkimi Europian ka blerë 160 milionë nga kjo vaksinë. Deri më tani, kjo është ajo që dihet për vaksinën e Moderna:

Sa efektive? Është mjaft e ngjashme me atë të Pfizer dhe BioNTech. Sipas njoftimit të fundit, ndërsa Pfizer arrin efektivitetin 95%, Moderna publikoi se vaksina e saj ishte 94.1%. Rreth 30.000 njerëz morën pjesë në faza të ndryshme të provave klinike, si për vaksinën, ashtu edhe për “placebo”.

196 njerëz ishin infektuar me koronavirus, së bashku me simptomat, nga të cilat rreth 185 ishin nga “placebo” dhe 11 nga vaksina. 30 ishin raste të rënda të atyre 30.000 pjesëmarrësve, që i përkisnin grupit “placebo”. 28 ditë duhet të kalojnë midis dy injeksioneve të planifikuara për vaksinim me dozën Moderna.

Çfarë efektesh anësore mund të ketë dhe si ruhet? Në aspektin e parë, ato janë gjithashtu të ngjashme, pasi të dyja vaksinat mund të shkaktojnë dhimbje në vendin ku injektohet, dhimbje koke, dhimbje të muskujve ose të kyçeve, lodhje, të dridhura, etj. Të paktën, këto janë identifikuar deri më tani, janë më të zakonshmet që kanë ndodhur tashmë në kontinentet e tjera. Pra, flitet për efekte anësore përgjithësisht të lehta ose të moderuara që përmirësohen disa ditë pas vaksinimit.

Në lidhje me ruajtjen, kjo vaksinë i bën gjërat shumë më të lehta, pasi nuk ka nevojë për -70° C si ajo e Pfizer. Temperatura -20° C mund të jetë e mjaftueshme, që do të thotë se nuk janë të nevojshme ngrirje speciale me temperatura tepër të ulëta. Çdokush në shtëpinë tuaj mund ta ruajë atë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0