Ç’do të ndodhë nëse një nxënës del pozitiv me koronavirus?

HomeAktualitet

Ç’do të ndodhë nëse një nxënës del pozitiv me koronavirus?

Shahini jep përgjigje gjithashtu se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19:

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0