Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurës F.P për veprën penale dhunë në familje

HomeAktualitet

Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurës F.P për veprën penale dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinëpër caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.P., për shkak të veprës penale Dhunë në familje nga neni 248  par. 1 lidhur me par.2 të KPRK-së.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës F.P. në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasiqë ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nënpar. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2  dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata  ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P.do të jetë në liri, e njëjtado të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar tek e dëmtuara -nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale,ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,.andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Palaka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0