Cakaj takim me Grenell-in: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës!

HomeAktualitet

Cakaj takim me Grenell-in: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës!

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj sot është takuar me Ambasadorin Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, takim të cilin e quajti të shkëlqyer.

Ata biseduan për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, shkruan GazetaLajmi.

Cakaj jep edhe sqarim ku tregon që nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, vec përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e SHBA-ve.

Njoftimi i plotë:

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Posted by Gent Cakaj on Friday, June 26, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0