Britaniku 100-vjeçar agjëron dhe mbledh mbi 60 mijë funte për të prekurit nga virusi

HomeAktualitet

Britaniku 100-vjeçar agjëron dhe mbledh mbi 60 mijë funte për të prekurit nga virusi

Një burrë 100-vjeçar nga Britania e Madhe ka arritur të grumbullojë më shumë se 60,000 funte për personat e prekur nga koronavirusi duke i vënë synim vetes për t’i bërë 100 xhiro rreth oborrit përderisa është duke agjëruar.

Dabirul Islam Choudhury nga St Albans fillimisht ishte frymëzuar që t’i mblidhte vetëm një mijë funte për personat e rrezikuar në Britani të Madhe dhe Bangladesh pasi kishte parë se veterani i luftës, Tom Moore, kishte arritur t’i mblidhte 32 milionë funte për institucionet shëndetësore.

Plaku njëqindvjeçar e arriti synimin e tij vetëm disa orë pas fillimit të fushatës më 26 mars dhe do të vazhdojë të mbledhë të holla për bamirësi deri në fund të Ramazanit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0