Breshëri sa një top ping-pongu (FOTO)

HomeAktualitet

Breshëri sa një top ping-pongu (FOTO)

Dje hyri zyrtarisht vjeshta dhe moti i keq ka përfshirë Ballkanin. Sidomos Greqia jugore është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë krijuar jo pak probleme.

Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar reshjet e shiut. Në Bashkinë e Konispolit, përveç reshjeve të shiut ka rënë edhe shumë breshër, breshër i pazakontë, madhësia e të cilit ishte sa një top ping-pongu dhe për rrjedhojë ka dëmtuar pemët, thotë kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri.
Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i shumtë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0