Brazil, Bolsonar merr në krahë një burrë: “Mendonte se ishte një fëmijë”

HomeBota

Brazil, Bolsonar merr në krahë një burrë: “Mendonte se ishte një fëmijë”

Është bërë virale një video që tregon presidentin brazilian jari Bolsonaro që, gjatë një interviste në Sergipe, Brazil, me rastin e inaugurimit të centralit më të madh termoelektrik në Amerikën e Jugut, ka marrë në krahë një person shtatshkurtër.

Qindra komente në rrjetet sociale e kanë përshkruar gjestin e Bolsonaro-s si një gafë: “Mendonte se ishte një fëmijë”.

Polemika edhe për vendimin e tij për të mos mbajtur një maske pavarësisht se gjendej në kontakt me persona të tjerë.

Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në fillimin e korrikut dhe ka lajmëruar shërimin e plotë në fundin e të njëjtit muaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0