“Bravo nanush, po m’pëlqen”, kështu krenohet Zemaj kur Besa Gaxherri për plaset me Nagavcin

HomeAktualitet

“Bravo nanush, po m’pëlqen”, kështu krenohet Zemaj kur Besa Gaxherri për plaset me Nagavcin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përkrahur Besa Gaxherrin, në përplasjen me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin.

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri po kërkonte fjalën nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, për të replikuar rreth ankesës së saj për kushtet e Kuvendit për seancën e sotme solemne ku do të jetë prezent komisioneri i BE’së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Unë nuk po du me ma përthy fjalën që du ti, unë po du me folë çka du unë, jo me ma ndërpre ti”, i ka thënë Gaxherri Nagavcit, derisa e kishte të ndalur mikrofonin.

Në këtë moment, ministri i Shëndetëissë, Armend Zemaj, ka përkrahur Gaxherrin.

“Bravo nanush, po m’pëlqen”, i ka thënë Zemaj Gaxherrit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0