Borrell: BE-ja udhëheq dialogun Kosovë-Serbi, SHBA-ja partner

HomePolitike

Borrell: BE-ja udhëheq dialogun Kosovë-Serbi, SHBA-ja partner

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell thekson se BE-ja është ndërmjetësi kryesor në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe ndan të njëjtën agjendë në Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje me shkrim të një pyetje nga një anëtar i Parlamentit Evropian në lidhje me “humbjen e rolit udhëheqës të BE-së në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe dorëzimin e kësaj pozite SHBA-së”, ai potencon se BE theksoi angazhimin e saj në dialog dhe rajonin duke emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm Miroslav Lajçakun.

Lidhur me marrëveshjet në fushën e transportit ajror dhe hekurudhor, të cilat Kosova dhe Serbia pranuan në parim me ndërmjetësimin e Amerikës zyrtari i lartë evropian thekson se “BE mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve “.

“Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës kanë nevojë për më shumë nga këto hapa, më shumë marrëveshje, më shumë normalizim”, deklaroi Borrell në një përgjigje me shkrim, raporton Blici serb, transmeton Klan Kosova.

Kreu i diplomacisë së BE-së shton se Brukseli mirëpret vendimin e autoriteteve në Prishtinë për heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“Ky është një vendim pozitiv për bashkëpunimin rajonal që mund të kontribuojë në rinovimin e bisedimeve për dialog”, përfundon Borrell.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0