Blerta Deliu: Jemi të lënduar pa kryetarin Veseli, megjithatë, do të dalim krenar para sovranit!

HomeAktualitet

Blerta Deliu: Jemi të lënduar pa kryetarin Veseli, megjithatë, do të dalim krenar para sovranit!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë që në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti kjo parti do të dal krenare para popullit, shkruan Gazeta Express.

“Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e lënduar pa kryetarin e saj, megjithatë, do të dal krenar para sovranit! Megjithëse përballemi me sfidën më të madhe pas çlirimit, ajo asnjëherë nuk reflektoi mungesë përkushtimi në detyrën tonë ndaj qytetarit. Tekefundit, i vetmi projekt mbështetës i realizuar gjatë gjithë kohës së pandemisë mbetet Ligji për Rimëkëmje, të cilën PDK e mundësoi nga opozita”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:
Në periudhën më kërcënuese për jetën e qytetarëve që prej përfundimit të luftës, kur pandemia vazhdon të rrezikojë çdo ditë jetë njerëzish, vendi u katandis në jofunksionalitet nga koalicionet e papërgjegjshme, të cilët dëshmuan se qytetarin e konsiderojnë vetëm si subjekt të tyre. Më shumë prodhuan ide e shpenzuan energji në përplasjet politike mes vete sesa me virusin që vazhdon të rrezikojë jetë njerëzish çdo ditë.

Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e lënduar pa kryetarin e saj, megjithatë, do të dal krenar para sovranit! Megjithëse përballemi me sfidën më të madhe pas çlirimit, ajo asnjëherë nuk reflektoi mungesë përkushtimi në detyrën tonë ndaj qytetarit. Tekefundit, i vetmi projekt mbështetës i realizuar gjatë gjithë kohës së pandemisë mbetet Ligji për Rimëkëmje, të cilën PDK e mundësoi nga opozita.

Ne do të garojmë, si gjithmonë, me ofertën e ndërtuar nga kërkesat qytetare dhe jo nga egot personale të ambalazhuara me premtime megallomane të mashtrimit, sepse vota e fituar me mashtrim është votë e marrun me dh unë!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0