Blerim Gashi i thotë Sylës që ka bërë inskenim

HomeAktualitet

Blerim Gashi i thotë Sylës që ka bërë inskenim

Mërgimtari Blerim Gashi, është kyçur në lidhje direkte në emisionin Debat Plus, ku e ka akuzuar Valon Sylën për inskenim të rastit të su lmit, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë një mërgimtar i quajtur Blerim Gashi, ka shprehur pikëpyetjet e tij për su lmin që i është bërë dje gazetarit Valon Syla.
“Unë nuk jam i sigurt nëse Valon Syla nuk është pjesë e inskinimit të rastit”, ka thënë Gashi derisa ka pasur reagim të ashpër të Sylës duke i thënë se a po gënjen ai për rastin.
Gashi më pas ka thënë se për ato dy shuplaka që i ka marrë nga personi i dyshuar, është e mundur që është inskenim i Sylës.

Ndryshe Blerim Gashi kishte kërkuar që Valon Syla të shpallet non-grata.
Policia e Kosovës e ka arrestuar dje su lmuesin e Valon Sylës dhe është në paraburgim për 48 orë, ndërsa ai do të gjykohet nesër për sulmin.
Ndryshe edhe su lmuesi e ka pranuar fajin. //gazetametro.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0