Bislimi i reagon PSD-së: I nderuar nga makro aksioni i mikro partisë!

HomePolitike

Bislimi i reagon PSD-së: I nderuar nga makro aksioni i mikro partisë!

Ministri i Financave Besnik Bislimi i ka reaguar PSD-së në lidhje me aksionin e sotëm ku ironizonin shifrat e ministrit për uljen e papunësisë në këtë

Thaçi takon ambasadorët e Quintit: Respektimi i Kushtetueses është jetike për demokracinë
Kushtetuesja vendos sot, mendoj se procedura për zgjedhjen e qeverisë do të kthehet në fillim”
Gani Geci për Vjosa Osmanin: Me pas qenë nënkryetare e LVV-së nuk i kishte mbrojt më mirë interesat e tyre!

Ministri i Financave Besnik Bislimi i ka reaguar PSD-së në lidhje me aksionin e sotëm ku ironizonin shifrat e ministrit për uljen e papunësisë në këtë kohe Pandemie.Bislimi thotë se është i nderuar nga ky makro-aksion i një makro-partie.Tutje ai ironizon duke thënë se për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia shkruan Gazeta FrekuencA

Postimi i plotë:I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0