Bill Gates flet për personat që nuk mbajnë maskë: Çfarë janë këta…

HomeAktualitet

Bill Gates flet për personat që nuk mbajnë maskë: Çfarë janë këta…

Provat janë mbizotëruese: Maskat punojnë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Në vendet ku ata janë të mbajtur si duhet, nivelet e COVID-19 ishin ulur, dhe një model i fundit vlerëson se nëse të gjithë amerikanët do i kishin mbajtur ato, 63,000 vd ekje në SHBA mund të parandaloheshin deri në mars, shkruan Business Insider.
Por jo të gjithë amerikanët i mbajtën ato.

“Ideja që dikush po reziston të veshë një maskë, kjo është një gjë kaq e çuditshme për mua”, tha miliarderi në një intervistë, transmeton Telegrafi.
“Cfarë janë këta, nudistët”? ai pyeti. “Ne ju kërkojmë të vishni pantallona. Asnjë amerikan nuk thotë, ose shumë pak amerikanë thonë, se kjo është si diçka e tmer rshme”.

“Maska ju ndihmon të kthehemi më shpejtë në normalitet”, tha Gates.
Gates shpjegoi pse maskat nuk pritej të ishin kaq të rëndësishme në fillim të pandemisë

Gates tha që herët, ekspertët i bazuan këshillat e tyre në ato që dinin për viruset e tjera të frymëmarrjes, si ftohja e zakonshme dhe gripi. Në ato raste, sëmundja mund të përhapet kur njerëzit kolliten, por shumë më pak se COVID-19, e cila mund të kërcejë mes njerëzve që thjesht flasin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0