BIK-u: Tash e tutje lejohet mbajtja e ceremonive fetare, varrimeve e ngushëllimeve

HomeAktualitet

BIK-u: Tash e tutje lejohet mbajtja e ceremonive fetare, varrimeve e ngushëllimeve

Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse.

Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0